Rreth nesh
Spitali gjinekologjik “Kestrina” veprimtarinë e vet e ka filluar në vitin 2002, në Prishtinë, fillimisht si ordinancë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore ambulatore në lëmin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Tash, veprimtaria shëndetësore është zgjeruar dhe kemi filluar punën me kapacitete të zgjeruara dhe në lokacion të ri. Këtu punojnë një grup i ekspertëve të dalluar shëndetësor në lëmitë respektive, të cilët janë në hap me arritjet bashkëkohore dhe ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet tuaja. Është i pajisur me pajisje bashkëkohore nga prodhues me renome, gjë që mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me kohë. Spitali përbëhet nga salla e lindjes, salla e operacionit, kujdesi intensiv për pacientet e operuara, kujdesi intensiv për të porsalindurit dhe laboratori.