Shërbimet


Spitali “Kestrina” ofron një kujdes të specializuar dhe cilësor për shëndetin e gruas dhe fëmijës, ofron diagnostikim dhe trajtim të plotë të të gjitha patologjive të femrës.

Spitali “Kestrina”

ofron një kujdes të specializuar dhe cilësor për shëndetin e gruas dhe fëmijës, ofron diagnostikim dhe trajtim të plotë të të gjitha patologjive të femrës. Në spital ofrohen shërbime shëndetësore nga lëmi i gjinekologjisë dhe obstetrikës, si: ekzaminimet gjinekologjike dhe obstetrike, ekografia gjinekologjike dhe obstetrike, trajtimi i infeksioneve gjinekologjike, përcjellja e shtatzënisë normale dhe shtatzënive të rrezikuara, marrja e pap-testit, trajtimi i lezioneve të qafës së mitrës me LEEP e konizim, trajtimi i çifteve infertile. Në spital gjithashtu kryhen të gjitha llojet e operacioneve obstetrike dhe gjinekologjike, si: kryerja e lindjes me prerje cezariane, operacionet e të gjitha tumoreve të organeve gjenitale femërore, beninje dhe malinje, korrigjimi i prolapsit të organeve gjenitale, korrigjimi i anomalive të mitrës, etj . Në këtë kuadër punon edhe këshillimorja për nëna dhe fëmijë, këshillimorja për infertilitet dhe konsultat psikologjike.

Ofrohen gjithashtu edhe shërbime specialistike nga lëmi i neonatologjisë dhe pediatrisë, si: reanimimi i të porsalindurit, ekzaminimi i të porsalindurit, trajtimi i sëmundjeve neonatologjike dhe pediatrike, aplikimi i sistemit rooming-in, administrimi i terapisë intramuskulare, intravenoze dhe inhalatore, ekzaminimi pediatrik i fëmijëve deri në moshën 18 vjet, marrja e gjakut kapilar dhe venoz për analiza laboratorike, drenimi i pneumotoraksit, etj. Laboratori ofron analizat laboratorike hematologjike e biokimike, analizat hormonale, tumor markerët, skriningun biokimik të kromosomopative në shtatzëni (double testi, triple testi dhe quadriple testi), testet e hemostazës, analizat mikrobiologjike, testet serologjike për infeksionet virale dhe parazitare (TORCH), testi për HPV, analizat gjenetike të fetusit: Vera-gene (analiza a ADN-së së fetusit nga gjaku i nënës), Vera-city (analiza e ADN-së së fetusit nga gjaku i të dy prindërve ), testimi për trombofili kongjenitale, etj.

Shërbimet tona




Keni nevojë për ndihmë emergjente? Thirrni!

045 463 177

048 742 888


Kontakto