Antibiotikët mund të përshkruhen gjatë shtatzënisë.
Megjithatë, barnat specifike duhet të zgjidhen me kujdes. Disa antibiotikë janë të lejuar të merren gjatë shtatzënisë, ndërsa të tjerët jo. Siguria varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë llojin e antibiotikut, periudhën e shtatzënisë kur merrni antibiotikë, çfarë doze merrni, cilat efekte anësore mund ti ketë në shtatzëninë tuaj dhe sa kohë jeni duke përdorur antibiotikë.
Disa prej grupeve të antibiotikëve që zakonisht konsiderohen të sigurt gjatë shtatzënisë janë: • Penicilina, përfshirë amoksicilinën, ampicilinën •Cefalosporinat, përfshirë cefaklorin, cefaleksinën •Eritromicina •Klindamicina Disa antibiotikë të tjerë besohet se paraqesin rreziqe gjatë shtatëzënisë. Për shembull, tetraciklinat mund të çngjyrosin dhëmbët e një fëmije në zhvillim, prandaj nuk rekomandohen për përdorim pas javës së 15-të të shtatzënisë.Nëse një antibiotik është mënyra më e mirë për të trajtuar gjendjen tuaj, ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të përshkruajë antibiotikun më të sigurt dhe dozën e sigurt.
Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me përdorimin e një antibiotiku të caktuar gjatë shtatzënisë, konsultohuni me gjinekologët tanë në çdo kohë, duke caktuar terminin tuaj përmes telefonit 045463177 dhe 048742888, ose përmes e-mailit spitalikestrina@gmail.com