Gjatë këshillimit rutinë të pacienteve shtatzëna, duhet kushtuar shumë kujdes rolit të higjienës dhe rritjes së imunitetit përmes stilit të shëndetshëm të jetesës, ushqyerjes së mirë, respektimit të orareve të pushimit dhe gjumit, si dhe marrjes së vitaminave.Është mirë të shmagni kontaktin me personat e dyshuar, shmangia e vizitave të panevojshme në spitale e klinika apo rekomandimi i këshillimit më parë përmes telefonit me mjekun, për të ulur mundësinë e kontaminimit.
Pacientet duhet të mësohen që të jenë të pashoqëruara me partnerin apo familjarët gjatë kontrolleve të rregullta te gjinekologu. Siguria vjen e para. Nga ana tjetër, edhe ditët e qëndrimit në spital pas lindjes janë shkurtuar, gjë që është referuar edhe në studime të huaja gjatë kësaj kohe, sigurisht në ato raste që shihet e mundshme nga mjekët.
Një nga rekomadimet e fundit është vaksinimi i shtatzënave ndaj gripit stinor në hyrje të vjeshtës, me qëllim që të jenë më të mbrojtura për sezonin vjeshtë-dimër. Parashikimet nuk duken entuziaste, virozat stinore do të mbivendosen dhe niveli i stresit do jetë më i lartë. Por edhe kujdesi duhet të jetë më i shtuar.