Infeksionet urinare në shtatzëniKush i shkakton infeksionet urinare?
Shumica e infeksioneve urinare shkaktohen nga bakteriet të cilat vijnë nga zorrët. Ato nuk dëmtojnë zorrët, por mund të shkaktojnë infeksion nëse kalojnë në pjesët tjera të trupit tuaj. Disa bakterje qëndrojnë përreth vrimës anale pas defekimit (kryerjes së nevojës). Këto bakterje ndonjë herë mund të kalojnë te uretra dhe përmes saj kalojnë te mëshikëza urinare apo edhe në veshka. Disa bakterje shumëzohen shpejt në urinë dhe shkaktojnë infeksion. Femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, pasi që uretra e tyre është më e shkurtë dhe është më afër vrimës anale.Gratë shtatzëna janë gjithashtu më të prirura ndaj infeksioneve të urinës sesa gratë jo shtatzëna. Kjo është pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale të shtatzënisë të cilat ndikojnë në traktin urinar dhe kanë tendencë për të ngadalësuar rrjedhën e urinës. Gjithashtu mund të ndodhë që mitra e zmadhuar të shtypë fshikëzën urinare dhe të ngadalësojë rrjedhjen e saj. Nëse urina nuk zbrazet shpejt nga fshikëza, mikrobet janë më të afta të shumohen dhe të shkaktojnë një infeksion.
Çfarë infeksionesh shkaktojnë?
Këto bakterje mund të shkaktojnë:
• Bakteriuri asimptomatike. Në këto raste bakteret gjenden në urinë, mirëpo nuk shkaktojnë simptoma. Ju do ta dini se keni baktere në urinë vetëm nëse testohet urina.
•Infeksioni i mëshikëzës urinare (cistiti). Kjo është e zakonshme, si te gratë shtatzëna, po ashtu edhe te ato jo shtatëzëna. Simptomat tipike janë dhimbja gjatë urinimit dhe urinimi i shpeshtë. Ju gjithashtu mund të keni simptoma të tjera të tilla si dhimbje në fund të barkut, gjak në urinë dhe temperaturë të lartë (ethe).
•Infeksioni i veshkave (pielonefriti). Nuk është aq i shpeshtë por mund të ndodhë si një ndërlikim nga cistiti ose bakteriuria asimptomatike. Zakonisht është një infeksion më serioz, duke ju bërë të ndiheni shumë keq.
Cilat janë simptomat?
Simptomat që mund të cilat mund të shfaqen, janë: – Dhimbje në regjionin e veshkave, – Temperaturë e lartë. – Mundime dhe vjellje – Barkqitje – Gjak në urinëKur duhet testuar urina në shtatzëni?Ju zakonisht duhet të bëni analizën e urinës në fillim të shtatzënisë. Trajtimi këshillohet nëse gjenden mikrobe (baktere) – edhe nëse nuk keni simptoma. Nëse gjenden baktere, duhet të bëni teste të rregullta të urinës gjatë gjithë shtatzënisë. Sa shpesh, kjo varet nga mënyra se si po përparon shtatzënia juaj dhe nëse keni ndonjë problem ose komplikacion. Ju gjithashtu duhet të bëni analizën e urinës nëse zhvilloni simptoma të infeksionit të fshikëzës urinare (cistit) ose infeksion të veshkave (pielonefrit) në ndonjë fazë gjatë shtatzënisë.
Si duhet mjekuar?
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të antibiotikëve që mund të ndihmojnë. Mjeku juaj do të zgjedhë llojin që ka më shumë gjasa t’ju ndihmojë. Një kurs shtatë-ditor i një antibiotiku është trajtimi i zakonshëm. Çdo simptomë zakonisht përmirësohet brenda disa ditësh. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që të përfundoni kursin e antibiotikëve dhe mos të ndërpreni marrjen e antibiotikut para kohe. Zgjedhja e antibiotikut të përdorur është e ndryshme kur jeni shtatzënë. Antibiotikët e përdorur për të trajtuar infeksionet e urinës te gratë shtatzëna duhet të jenë të sigurta për t’u marrë në shtatzëni. Ata nuk do të dëmtojnë foshnjën tuaj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun nëse simptomat tuaja nuk kalojnë, ose nëse ndiheni më keq pas disa ditësh. Disa mikrobe (baktere) janë rezistente ndaj disa antibiotikëve. Kjo mund të identifikohet nga testet e bëra në mostrën e urinës. Një ndryshim i antibiotikut është i nevojshëm nëse bakteri zbulohet se është rezistent ndaj antibiotikut të parë.