Edhe pse shumë kush mund të mendojë që gjatë shtatzënisë duhet të kujdeseni dhe të mos bëni aktivitete sportive, kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse keni shtatzëni të shëndoshë atëherë në konsultim me mjekun tuaj ju mund të bëni stërvitje të moderuar.Bile kjo është shumë e dobishme si për nënën, poashtu edhe për foshnjën.
Filloni lehtë dhe ngadalë.Gjithmonë duhet ta keni parasysh që stërvitjet gjatë periudhës së shtatzënisë duhet të jenë të lehta dhe të ngadalta. Mënyrat më të zakonshme përfshijnë ecjen, notin dhe ushtrimet joga (e preferuar në muajt e fundit të shtatzënisë).Konsultohuni me mjekun tuaj Para se të vendosni të ushtroni gjatë shtatzënisë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, në mënyrë që aktiviteti fizik të mos përkeqësoj gjendjen tuaj, apo të fëmijës. Nëse çdo gjë shkon mirë me shtatzëninë tuaj dhe ju keni filluar ushtrimet fizike, atëherë kjo është mënyrë e mirë për të forcuar muskujt, në mënyrë që ta mbani peshën më me lehtësi gjatë muajve të shtatzënisë.
Ushtrimet që preferohen gjatë shtatzënisë janë:
Ushtrime të lehta të muskujve
Ecjet
Noti
Joga
Ushtrimet që duhet evituar gjatë shtatzënisë:
Mos bëjë ushtrime të rënda sidomos gjatë kohës së nxehtë,
Mos bëjë kickboxing, judo apo skuatsa
Mos stërvit në lartësi mbidetare mbi 2.500m
Mos shko në scuba diving