Një lindje cezariane (e quajtur edhe lindje me operacion) është procedura kirurgjikale që bëhet për të lindur një foshnjë.Lindjet cezariane mund të kryhen për shkak të problemeve të nënës ose fetusit që shfaqen gjatë lindjes, apo mund edhe të planifikohen para se të fillojë lindja.
ARSYET PËR LINDJE CEZARIANE
Disa gra edhepse dëshirojnë të lindin në mënyrë vaginale, me kohë mund ta kenë të nevojshme që të kryejnë lindje cezariane, për shkak të çrregullimev të cilat mund të ndodhin gjatë aktit të lindjes. Arsyet kur lindja cezariane është e nevojshme janë:
●Procesi i lindjes nuk po shkon siç duhet.
●Rrahjet e zemrës së foshnjës tregojnë që nuk po e përballojnë mirë lindjen.
●Kur fillon lindja, foshnja është në një pozicion të tërthortë (anash) ose me kokën lart e këmbët poshtë.
●Nëna ka gjakderdhje e rëndë vaginale. Kjo mund të ndodhë nëse placenta ndahet nga mitra para se fëmija të lindë (kjo quhet shkolitje e placentës).
●Një urgjencë mjekësore e cila kërcënon jetën e nënës ose foshnjës. PLANIFIKIMI I LINDJES CEZARIANE Një lindje e planifikuar cezariane është ajo që rekomandohet për shkak të rrezikut të cilin mund ta paraqes një lindje vaginale. Ekzistojnë disa rrethana mjekësore dhe obstetrike ku ekipi shëndetësor mund të rekomandojë caktimin e një lindje cezariane paraprakisht. Disa (jo të gjitha) nga këto indikacione janë të listuara më poshtë:
●Nëna ka pasur një lindje të mëparshme cezariane ose një operacion tjetër në të cilin mitra ishte prerë. Një lindje vaginale është e mundur pas lindjes cezariane në disa raste, por jo gjithëmonë.
●Ekzistojnë disa pengesa mekanike që mund të pa mundësojnë ose komplikojnë lindjen vaginale, siç janë miomat e mëdha ose thyerjet e eshtrave të komblikut.
●Foshnja jashtëzakonisht e madhe, veçanërisht nëse nëna ka diabet.
●Lindja te shtatzënia e shumëfishtë (binjakë, trinjakë ose më shumë).
●Gruaja ka kancer të qafës së mitrës.
●Foshnja ka rrezik të madh për gjakderdhje.
●Placenta që mbulon qafën e mitrës (e quajtur placenta previa) Në përgjithësi, lindjet e përsëritura cezariane në shtatzënitë e njëfishta pa komplikime nuk duhet planifikuar para javës së 39-të të shtatzënisë. Ka situata të tjera kur lindja cezariane është planifikuar para javës 39.RREZIQET POTENCIALEPër shkak se lindja cezariane bëhet me operacion dhe anestezion, ka disa disavantazhe krahasuar me lindjen vaginale.
●Lindja cezariane shoqërohet me një shkallë më të lartë të dëmtimit të organeve të barkut (fshikëza, zorrët, enët e gjakut), infeksionet (plaga, mitra, trakti urinar) dhe ndërlikimet tromboembolike (mpiksja e gjakut) krahasuar me lindjen vaginale.
●Shërimi zgjatë më shumë sesa me lindjen vaginale.
●Prerja e mitrës për të lindur fëmijën dobëson mitrën, duke rritur rrezikun e çarjes së mitrës në shtatzëninë e ardhshme. Ky rrezik është i vogël dhe varet nga lloji i prerjes së mitrës.RREZIQET POTENCIALE PËR FOSHNJETTe lindja me prerje cezariane ka pak rreziqe për foshnjën. Një rrezik është trauma e lindjes, e cila është e rrallë.KOMPLIKIME TË MUNDSHME te prerja cezarianeKomplikimet më të zakonshme në lidhje me lindjen cezariane përfshijnë infeksionin, gjakderdhjen e tepërt, dëmtimin e organeve të pelvikut dhe çrregullimet e mpiksjes së gjakut.