Të ushqyerit me gji i djeg kaloritë e tepërta, kështuqë ju ndihmon nënave të humbin peshën e shtatzënisë më shpejt. Me anë të gjidhënies, lirohet hormoni oksitocin, i cili ndihmon që mitra të kthehet në madhësinë e para shtatzënisë dhe ndikon në zvogëlimin e gjakderdhjes nga mitra pas lindjes.
Të ushqyerit me gji e zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe ovareve. Gjithashtu, mund të ulë rrezikun e osteoporozës.Prej të ushqyerit me gji gjithashtu ka përfitime edhe familja. Pasiqë nuk ka nevojë të blehet qumështi i formulës, të sterilizohen shishet dhe cucllat, kursen kohën dhe buxhetin familjar.Foshnja e shfrytëzon ushqimin nga nëna i cili gjithmonë është i gatshëm, nuk ka nevojë të ngrohet dhe të shpenzohen para për përgaditjen e qumështit. Gjithashtu, gjatë gjidhënies nëna i siguron vetes kohë për relaks dhe lidhje të mirëfilltë me foshnjen e saj.