Përfitimet e foshnjes nga ushqyerja me gjiQumështi i gjirit është ushqim ideal për foshnjat. Përmban të gjitha vitaminat, proteinat dhe yndyrnat të cilat i nevoiten foshnjes për rritje të shëndetshme dhe zhvillim. Gjithashtu është nëformën që tretet shumë më lehtë se qumështi i formulës. Qumështi i gjirit përmban antitrupa të cilat ndihmojnë foshnjen që të luftojnë viruset dhe bakteriet. Të ushqyerit me gji e zvogëlon rrezikun e foshnjes për astëm dhe sëmundje alergjike.
Gjithashtu, foshnjet të cilat ushqehen ekskluzivisht me gji në 6 muajt e parë, pa ju dhënë asnjë lloj qumështi tjetër, kanë më pak gjasa për infeksione të veshit, sëmundje të frymëmarrjes, dhe sëmundje diareale. Foshnjet që ushqehen me gji shumë më pak e vizitojnë mjekun dhe hospitalizohen.Në disa studime, të ushqyerit me gji ndërlidhet me shkallë më të lartë të IQ në moshën e fëmijërisë. Afërsia fizike me foshnjen, kontakti lëkurë me lëkurë, kontakti me sy, të gjitha këto i ndihmojnë foshnjes që të lidhet me nënën dhe të ndihet e sigurtë. Foshnjet që ushqehen me gji kanë më tepër gjasa të shtojnë optimalisht në peshë gjatë rritjes sesa të bëhen obezë.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se gjithashtu luan rol në parandalimin e SIDS( sindromin e vdekjes se papritur të foshnjes). Mendohet se e zvogëlon rrezikun për diabet, mbipeshë dhe disa lloje të kancereve në jetën e mëvonshme.Në spitalin tonë promovohet fuqishëm të ushqyerit me gji. Neonatologia profesioniste këshillon çdo nënë për teknikat e gjidhënies dhe u ofron mbështetje profesionale e emocionale derisa foshnja të mësohet të ushqehet me qumështin e gjirit, e gjithashtu edhe nëna të ndjehet rehat gjatë gjidhënies.Te gjitha nënat që lindin në spitalin Kestrina, inkurajohen dhe perkrahen për të ushqyer foshnjet me qumësht gjiri. Ndihmohen për të realizuar thithjen brenda orës së parë pas lindjes si dhe ndihmohen për të tejkaluar problemet me gjidhënie nëse ato paraqiten.