Shtatzënia është periudha më e bukur për një grua. Edhe kujdesi gjatë kësaj periudhe duhet të jetë maksimal. Të ushqyerit gjatë shtatzënisë duhet patjetër të përfshijë këto ushqime:
Frutat dhe perimet
Frutat dhe perimet përmbajnë vlerat më të rëndësishme për femrat shtatzëna sidomos Vitaminën C dhe Acidin Folik. Një grua shtatzënë ka nevojë për së paku 70mg të Vitaminës C në ditë, e cila gjendet lehtësisht në fruta si portokalli, rrushi, pjepri por edhe në perime si brokoli, domatja dhe lakra.
Prodhimet e detit
Edhe prodhimet e detit duhet të konsumohen gjatë shtatzënisë. Ato janë të pasura me vitaminë D dhe Omega 3, që janë shumë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit. Salmoni është peshku që preferohet më së shumti që të konsumohet gjatë shtatzënisë.
Drithërat integrale
Burimi kryesor i energjisë së trupit në shtatzëni vjen nga karbohidratet esenciale të gjetura në drithëra integrale. Drithërat e plota ju ndihmojnë të konsumoni vlera ushqimore si hekur, vitaminë B, fibra dhe proteina.
Proteinat
Mishi, pula, peshku , vezët dhe fasulet përmbajnë proteina dhe vitaminë B që është shumë e rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë. Fetusi juaj është në rritje dhe ka nevojë për proteina sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës, e cila bën bartjen e oksigjenit në inde si te foshnja në rritje, po ashtu edhe te muskujt tuaj për të shmangur simptoma si lodhja, stresi dhe depresioni.
Alternativa të mira për konsum janë mishi i pulës, mishi i qengjit, mishi i gjelit dhe mishi i viçit, mirëpo nuk duhet konsumuar mëlçia (mushkëria e zezë). Peshku dhe disa prodhime të tjera të detit mund të jenë gjithashtu shumë të mira, por duhet të konsumoni peshkun e freskët.
Produktet e Bulmetit
Duhet të merrni të paktën 1000 mg kalcium në ditë për të suportuar një shtatzëni. Kalciumi është esencial për dhëmb të shëndetshëm, kocka të forta, si dhe funksione të muskulit dhe nervave. E tani që foshnja juaj ka nevojat e veta për kalcium edhe ju do keni nevoja më të mëdha për ta përballuar.
Burime të mira janë qumështi, djathi, kosi por edhe në perimet e gjelbra.